Skandali, personat e pasiguruar nuk përfitojnë nga shërbimet shëndetësore

Pavarësisht premtimit të kryeministrit Rama, janë ende shumë persona që janë të pasiguruar dhe që nuk marrin shërbimin shëndetësor. Në fillim të këtij viti kryeministri premtoi se 600 mijë shqiptarë të pasiguruar do të përfitojnë ilaçe falas. Por nga një vëzhgim i bërë nga BOOM në disa qendra shëndetësore rezulton se nëse je i papunë nuk mund të marrësh kartën e shëndetit, me anë të së cilës kryehen edhe shërbimet e nevojshme.

Edi Rama, 31.1.2017: 600 mijë shqiptarë nga fillimi i këtij viti do të marrin falas ilaçet nga gjithë lista e ilaçeve të rimbursueshme. Janë gra e burra, vajza e djem që nuk janë të siguruar. Sot të gjithë kanë akses falas në shërbimin shëndetësor për cdo ilaç.

Alketa Hila, Zv.drejtore e FSDKSH, 26.1.2017: Nga 2.9 mln banorë që ka Shqipëria, vetëm 600 mijë persona kishin mbetur të pasiguruar. Tashmë mëse të lumtur dhe krenar për këtë gjë, edhe këta 600 mijë persona janë pjesë e përfitmit të shërbimit shëndetësor universal që ka qenë një premtim i kahershëm i qeverisë Rama. Janë gra dhe burra të cilët deri tani nuk e përfitonin këtë si të papunë, gra që rrinin mbanin fëmijët, apo studentë që kishin mbaruar fakultetin. Do të thotë një gamë që përfshin një të tillë kategori tashmë janë të përfshirë dhe përfitojnë çdo lloj shërbimi shëndetësor që përiftojmë edhe ne që jemi bëjmë pjesë në skemën e sigurimeve shoqërore.

Këta persona kanë qenë të penalizuar deri tashmë sepse nuk bënin pjesë tek skema e kontributeve, që do të thotë se duhet të merrnin një vërtetim papunësie. Tashmë të gjitha këto me hyrjen në fuqi të VKM, këta persona nuk kanë nevojë të sorollaten, nuk kanë nevojë të paijisen me këto dokumenta. Kurt hemi sistemi i referimit do të thotë që pajisja me kartë shendeti, mjeku i familjes dhe pastaj ofrimi i shërbimit.

Ambulanca Qesarake

Gazetari: Unë jam i pasiguruar dhe i papunë, mund ta bëj unë këtë?

Informacioni: Nuk hapet karta e shëndetit.

Gazetari: Nuk hapet?!

Informacioni: vetëm në rastet që ti je i sëmurë kronik. Ke pas marrë mjekim për një muaj?

Gazetari: Jo jo

Informacioni: Ashtu…Legjislacioni shqiptar që ka nxjerrë rregullin tani është vetëm për të sëmurë kronikë. U premtua vetëm për këtë kategori të papunë, por që janë të sëmurë kronikë.

Qendra Shëndetësore 10

Gazetari: I pasiguruar mund të merrje kartë shëndeti.

Informacioni: Të gjithë ata persona që kanë të paktën sëmundje kronike

Gazetari: Po unë dëgjoba kështu që me vështirësi ekonomike apo që të marrin ndihmë ekonomike.

Informacioni: Ata që marrin ndihmë ekonomike përfitojnë automatikisht.

Gazetari: Çfarë dokumentacioni mund të sjell unë?

Informacioni: Del në sistem ndihma ekonomike

Qendra Shëndetësore 4

Gazetari: Unë në fakt sapo kam mbaruar studimet, por jam në fakt i pa siguruar dhe i papunë për momentin. Mund ta nxjerr unë do atë (kartën e shëndetit)

Informacioni: Jo po s’qe i siguruar nuk të del, ose letër sigurimi ose student

Gazetari: Nuk mund ta marr dot kështu

Informacioni: Jo.

Qendra Shëndetësore 5

Gazetari: Si mund ta hap një kartë shëndet? Unë sapo kam përfunduar këto studimet, përfitoj gjë unë?

Informacioni: Karta e Shëndetit pot ë kësh diagnozë, të jesh në punë hapet direkt. Duhet të shkosh në zyrat e punës dhe të regjitrohesh si i papunë dhe ato të fusin në sistem. Kjo mund të zgjasë një muaj. Një kartë shëndeti që ta marrësh duhet të jesh për shembull i sëmurë kronik.

Qendra Shëndetësore 8

Informacioni: Në punë jeni? Ata që e përfitojnë janë kategori që janë me sëmundje kronike. Ata e marrin, të tjerët jo.

Gazetari: Asnjë kategori tjetër?

Informacioni: Jo

Qendra Shëndetësore Shkozë

Gazetari: Unë sapo kam mbaruar studimet, dmth jam i papunë, si mund ta…

Informacioni: Nëse i i papunë mund ta përfitosh vetëm kështu, të shkosh te zyra e punës të regjistrohesh si i papunë dhe atje të pajisin me një dokument që je i papunë dhe ashtu e nxjerr./ Dritare

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne