Skandali që po trondit Amerikën

Javën e kaluar tre kongresistë u detyruan të japin dorëheqje për shkak të akuzave për abuzime seksuale.

Kështu diçka nuk mbahet në mend prej Luftës Qytetare Amerikane, shkruan Washington Post, kur për një ditë në janar të vitit 1861 për shkak të konfliktit për çështje të skllavërisë u larguan pesë përfaqësues.

Lëvizja “#MeToo” po merr gjithnjë e më shumë karakteristikat e revolucionit të vërtetë shoqëror, shkruan Vanity Fair. Ndikimi i saj në skenën politike amerikane është i jashtëzakonshëm. Nën ortekun e akuzave për abuzim seksual është detyruar të jep dorëheqje demokrati 88 vjeç John Conyers të martën dhe menjëherë të enjten dorëheqje kanë dhënë edhe demokrati Al Franken dhe republikani Trent Franks.

Ishin detyruar të shkojnë por kundër tyre nuk është nisur ndonjë proces penal e as komisioni etik i Kongresit nuk e ka shprehur qëndrimin e vet. Kështu diçka nuk është shënuar në historinë e Kongresit amerikan në shekullin 20, citohet historiani Robert David Johnson nga Brooklyn Colleage, transmeton gazetametro.net.

Abuzimi dhe prekja ishin pjesë e ditës së punës në zyrën e përfaqësuesit Conyers, ka treguar bashkëpunëtorja e tij shumëvjeçare Elisa Grubbs. Dy javë para dorëheqjes BuzzFeed e ka publikuar tregimin e ish punëtores të cilës ai i kishte dhënë 27.000 dollarë për t’ia mbyllë gojën.

Al Franken’in gjithashtu e kanë akuzuar shumë gra, në mes tyre edhe kolegia prej kohës kur ai aktronte si komik. Ai i mendonte skeçet në të cilat e prekte dhe e puthte. Nuk i shkonte ndërmend të aktroj puthjen, por ia kapte kokën dhe ia fuste gjuhën në gojë.

“E ndieja veten të shfrytëzuar. Të turpëruar. Të nënvleftësuar. Të poshtëruar”, ka përshkruar Leean Tweeden.

I treti, Trent Franks, i kishte propozuar dy zyrtareve në zyrën e tij që të bëhen nëna surrogat të cilat do të kishin lindur fëmijë për atë dhe gruan e tij. Franks ka publikuar deklaratën: “Më vjen shumë keq që biseda për këtë opsion në vendin e punës ka shkaktuar papëlqyeshmëri”. Jessica Valenti nga Guardian’i britanik e ka quajtur deklaratën e tij si vërtet bizare, ajo vazhdon duke u tallur, “kujt i kishte shkuar mëndja që të punësuarat e tua t’i trajtosh si mitra që ecin mund të paraqiste ndonjë problem!?”.

Kongresi e kuptoi se “#MeToo” kërkon nga përfaqësuesit tolerancë zero ndaj abuzimit seksual, shkruan Washington Post. Është e qartë se kultura maço nuk do të zhduket brenda natës.

Senatori Roy Moore me përkrahje të Donald Trump’it po mbijeton ende si përjashtim dhe mbetet në pozitë përkundër akuzave se kur ishte 30 vjeç kishte kërkuar seks prej një vajze 14 vjeçe dhe një tjetre 16 vjeçe. Trump i ishte bashkangjitur në nënvleftësimin e grave të cilat po e akuzojnë.

Këtë fundjavë janë mbajtur protestat #MeToo në Nju Jork dhe Paris: amerikanët i japin përkrahje viktimave që të vazhdojnë t’i shpallin tregimet, derisa francezët me dalje nëpër rrugë, para së gjithash kanë shprehur zemërimin e tyre për një aktgjykim të gjykatës me të cilin është liruar përdhunuesi i vogëlushes 11 vjeçe sepse prokurori nuk ka mundur të provojë se 11 vjeçja nuk ka pranuar seks me të.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne