Skandali/ Rama gati të firmosë PPP e radhës në shëndetësi. Qindra specialistë do të dalin pa punë

Edi Rama ka vendosur t’i japë fund një herë e mirë shëndetësisë shqiptare. Pasi privatizoi check up-in, sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale, dializën dhe mbetjet spitalore, pasi ka kohë që ka nisur punën për privatizimin e monitorimeve on line të barnave, recetave etj, bëhet e ditur se brenda muajit tetor, ose maksimumi brenda këtij viti, do të firmoset përfundimisht kontrata e konçensionit të radhës.

18 laboratorë të analizave mjekësore të vendit, ato të spitaleve rajonale dhe qendrat universitare do të bëhen thjeshtë pritëse sepse gjithçka tjetër do të kalojë në dorë të privatit. Në Spitalin Amerikan në Tiranë ambjentet janë pothuajse gati. Nga Ministria e Shëndetësisë ka dalë urdhëri që çdo laborator i vendit të mbyllë proceset që ka në dorë sepse shumë shpejt, të gjithë mjekët specialistë të laboratorëve do të nisin pushimet. Projekti i nisur nga mafiozi Ilir Beqja do të përfundohet nga konkubina Ogerta Manastirliu, ndërsa Edi Rama do të shijojë atentatin e radhës që po i bën Shqipërisë.

Me këtë koncension të fundit, ligjërohen 320 milionë dollar që për dhjetë vite rrjesht do të shkojnë në xhepat e privatëve me bekimin e kryeministrit shqiptar. Më i fundit, koncesioni i laboratorëve u fitua në prill 2017 nga konsorciumi i tre kompanive; Labopharma sh.p.k me 41.7%, Exalab France me 25% dhe AB Laboratory Solution BV, një kompani guackë e regjistruar në Holandë me 33% pjesë në konsorcium.

E planifikuar për t’u firmosur në maj, kontrata mbeti pezull për dy vjet me radhë për shkak të kontestimeve nga ana e Korporatës Ndërkombëtare të Investimeve, degë e Bankës Botërore dhe konsulente e Ministrisë së Shëndetësisë në këtë proces. Siç u bë e qartë nga një dokument i Bankës Botërore i datës 9 janar 2019, hezitimi lidhej kryesisht me integritetin e njërës prej kompanive fituese të koncesionit.

Por Edi Rama ka mbyllur sytë dhe aktualisht askush nuk është në gjendje të thotë se sa para do t’i shkojnë koncensionit të radhës. Ajo që dihet me siguri janë pasiojat e këtij konçensioni.

Por, çfarë do të ndodhë kur kjo kontratë të firmoset?

Së pari, konçensionari ka përgatitur ambientet në Spitalin Amerikan dhe ka përcaktuar numrin e mjekëve që do të punësojë, maksimumi 4-5 mjekë laboratori për çdo lloj analizash.

Së dyti, analizat e gjakut, biopsitë, analizat biokimike, mikrobiologjike dhe gjithçka tjetër tani e tutje do të kryhen nga ky privat për dhjetë vitet e ardhshme.

Së treti 18 laboratorët e tjerë të shpërndarë në spitalet rajonale dhe ato universitare do të kthehen vetëm në qendra pritëse. Specialistët e punësuar aty, vetëm do të marrin kampionët dhe do t’i nisin ato për në Tiranë. Çka do të thotë se qindra specialistë, shumë shpejt do të kthehen në portierë ose korrierë.

Së katërti, faturës do t’i shtohet edhe transporti i këtyre kampioneve drejt Tiranës.

Së pesti, mundësia e ngatërresës së kampioneve, pra si rrjedhojë edhe saktësia e përgjigjeve, ka një probablitet shumë të lartë të jetë e gabuar për shkak të aksidenteve që ndodhin gjatë transportit, regjistrimit në laboratorin e Tiranës etj.

Ndërkohë shqiptarët do të vazhdojnë të paguajnë shumë më tepër për një shërbim që deri tani funksiononte për bukuri.

Dhe ky është vetëm fillimi.

Nisur nga kjo ne po parashtrojmë disa pyetje për qeverinë tonë që me sa duket e ka ndarë mendjen ta fundosë përfundimisht sektorin e shëndetësisë?

Z. Rama, sa është fatura e këtij konçensioni të radhës?

Çfarë do të ndodhë me qindra mjekët specialist që praktikisht do të dalin pa punë?

Si është e vërteta e kontestimeve nga ana e Korporatës Ndërkombëtare të Investimeve për një prej firmave të koncorsiumit?

A e dini ju se këto praktika kanë rezultuar të dështuara në vendet evropiane ku është aplikuar?

Si është e vërteta e të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë për 5 milionë analiza në vit, të cilat në të vërtetë nuk rezonojnë me gjetjet e IFC-së (International Finance Corporation), përmes studimit të saj të fizibilitetit.

Cila është zgjidhja juaj për shqetësimet e tjera të shprehura në studimin e IFC-së lidhen me kuadrin rregullator për mjekësinë laboratorike në Shqipëri, funksionimin e shërbimit të urgjencës apo një grup prej rreth 400 punonjësish të rrjetit të laboratorëve publikë, që rrezikojnë të hidhen në rrugë?

Çfarë po i bëni kështu shqiptarëve Z. Rama?

Ne do të presim për përgjigjet, edhe pse nuk kemi asnjë shpresë për sqarim. Dhe ju premtojmë se do ta vazhdojmë betejën për të thënë të vërtetën.
Ky artikull është vetëm i pari/Pamfleti/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne