SKANDALI/ Supervizorët e BB-BERZH, zbulojnë super-vjedhjen; firmat kanë përdorur, vetëm 60-70% të fondeve në zbatim projektesh

Një tjetër skandal të rëndë ekonomik-financiar e infrasktrukturor, kanë zbuluar e kanë lënë mbi tavolinën e kryeministrit Rama, dy institucionet sipërore financiare BB e BERZH, të cilët mbështesin me fonde miliona euro borxh e donacion, projektet e investimeve publike në Shqipëri, që bëhen nga qeveria, nëpërmjet Agjencisë së Investimeve (AIDA).

Ekspertët supërvizor të BB e BERZH, në 10 muaj kanë bërë një mbikëqyrje teknike-fizike, të investimeve kapitale qendrore e lokale, që ata kanë financuar në 15 vitet e fundit; kryesisht rrugë, energji, ujësjellësa-kanalizime, mjedise publike, pyje dhe objekte shkollore, qendra sociale e shëndetësore.

Ekspertët e dy bankave qendrore, kanë mbikëqyrur në terren, zbatimin fizik të projekteve nga ARRSH, me 188 rrugët kombëtare, ndërkombëtare, dytësore e zonale-rurale, që kanë financuar në 15 vitet e fundit në Shqipëri, nëpërmjet qeverisë e partneritet me 23 bashki kryesore.

Po kështu, kanë mbikëqyrur, zbatimin e 142 projekteve në sektorin energjetik, në mjediset e qendrave të banuara (pedonale, parqe, rrugë të brendshme e rrjete kanalizimesh); por edhe 67 projektet e financuara në Shëndetësi, mes tyre 6-të PPP-të.

Në raportin e supervizorëve të BB-BERZH; është pasqyruar super-vjedhja e bërë, nga kompanitë fituese tenderësh, ose n/kontratorët e tyre, të autorizuar nga ministritë përkatëse për të zbatuar projektet; por që faktikisht, rezulton se nuk i kanë kryer punimet dhe shërbimet, sipas projkteve e kontratave, megjithëse fondet, u janë paguar plotësisht, madje me likuidim paradhënie në 30% të rasteve.

Është zbuluar, se në projektet e investimeve kapitale kombëtare (qeveria); firmat kanë përdorur (harxhuar) vetëm 70% të fondeve e jo 100% të tyre, siç e detyrojnë projektet; gjë e konstatuar por e lejuar nga vetë institucnet kontrattore (qeveria), duke i raportuar punimet me standarde.

Abuzimet janë bërë në ndryshim (pakësim) të elementëve të projekteve, në cilësinë dhe sigurinë e punimeve të objekteve e veprave; në volumin fizik të lëndëve të para dhe në parametrat e standardet (gjatësi gjërësi, lartësi) të planimetrive të përcaktuara në projekte.

Por alarmant e supervjedhje e hapur dhe dukëshme, por e lejuar nga qeveria, është fakti se 70% e veprave të artit, si bypass-e, mbikalime, nënkalime, ndriçime anësore e qëndrore, ndarëse metalike, ashensorë, shkallë emergjence, sismrem energjie e uji rezervë (depozita-gjeneratorë), sinjalistik etj.

Abzuimi është më i madh e flagrant, në investimet lokale, të bëra prej bashkive, ku është konstatuar, se fondet janë përdorur vetëm në masën 60% të preventivave të projekteve që janë zbatuar, megjithëse pagesat janë bërë 100%, madje edhe me 10-20% shtesë fondi, miratuar nga këshillat bashkiakë dhe nga qeveria, me letra emergjence e situatash të pa parashikuara.

Raporti i BB-BERZH e thotë troç: Në investimet e bëra në Shqipëri, janë vjedhur 30-40% e fondeve në mos zbatimin e projekteve dhe ndaj ndodh që shëmben rrugët, tavanët e shkollave; shpërthejnë ujërat e zeza, përmbyten fushat, fshatrat e qytetet; dhe ka mësim me 2 turne e nuk ka pavione, dhoma, shtretër e pajisje në spitale./Pamfleti/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne