Skandali: Zbulohet grupi sekret prej 2262 farmacistësh në Fb, ku vendoset se çfarë ilaçesh na japin

Shkrimi i keq i mjekëve është fenomen sa i njohur edhe i komentuar me humor por pak kush e di se sa jetë njerëzish kushton, përveç vetë mjekëve, ata duhet ta dinë mirë por e marrin përsipër rrezikun çdo ditë sepse mesa duket për ta ngelet thjesht statistikë. Dhe kur vjen puna tek statistikat, në SHBA çdo vit vdesin 7000 njerëz dhe dëmtohen rreth 1,5 milionë vetëm prej recetave me shkrim të keq të mjekëve, shkurtimeve dhe ngatërrimit të dozave nga farmacisti që e lexon, ose më mirë të themi mezi e lexon.

Si e kanë zgjidhur farmacistët në Shqipëri? Nga një hetim i Tabloid.al zbuluam se 2262 farmacistë shqiptarë kanë krijuar grupin e tyre sekret në Facebook, emrin e të cilit nuk do ta zbulojmë, ku shkëmbejnë informacione me njëri-tjetrin. Vendin kryesor e zënë postimet e recetave të padeshifrueshme. Çdo ditë dhjetra receta tuajat postohen në Facebook dhe vendimi final se çfarë mjekimi po merrni i takon komentuesve që shpesh nuk janë në një mendje. Domethënë, vetëm mua më kalon një drithërimë frike?

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne