Rajoni

Skandaloze/LGBT organizon iftar në Tetovë, reagojnë hoxhallarët (foto)

Qendra për mbështetje të komunitetit të LGBTI-së në Tetovë, LGBTI Junited në faqen e tyre në fejsbuk kanë paralajmëruar për një iftar që kanë organizuar për të marten e ardhshme në Tetovë, para qendrës së tyre.

Kjo ka irriruar tej mase pjestarët e komunitetit mysliman, për të cilët keqpërdorimi i fesë dhe besimit islam për të promovuar diçka që feja islame e mohon kategorikisht është e pa pranueshme.

Hoxhë Isa Beqiri për InfoShqip thekson se ky gjest është abuzim i fesë islame dhe një irritim për muslimanët. Ai kërkon nga institucionet ndërgjegjëse të reagojnë në kohë që të parandalohet organizimi i një iftari të tillë.

“All-llahu e ka dënuar rëndë popullin e Lutit a.s. për këtë gjë vite e vite para Muhammedit a.s. Islamikisht marrëdhëniet ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë janë haram, ndër haramet më të mëdha. Ky gjest është një abuzim me Islamin dhe njëherit irritim për muslimanët. Duhet institucionalisht të reagohet dhe të ndalohen turpe të tillë.”– thotë hoxhë Isa Beqiri.

OPINIONE