Rajoni

Skandaloze/ Policia rreh qytetarin para gruas dhe fëmijëve, e bën për spital

Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Gjatë një kontrolli rutinor policia ka ndaluar një makine dhe në debat e sipër kanë filluar te sulmojnë shoferin e veturës.

Më keq se kjo është se e gjithë situata ka ndodhur në prezencë të gruas dhe fëmijëve të viktimës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dardania” në Fushë Kosovë dhe shumë dëshmitarë e kanë parë këtë skenë kur policët kanë sulmuar shoferin derisa e kanë arrestuar, ndërkohë bashkëshortja e tij dhe fëmijët brenda në veturë janë alarmuar me atë se çka kanë parë.

Burime të Magazina.al , të afërta me rastin në fjalë kanë treguar se viktima L. G është rrahur edhe gjatë kohës sa ai ka qenë i prangosur dhe goditjet kanë vazhduar derisa ai është dërguar në stacion.

Për shkak të lëndimeve që ka marrë nga policia, viktima ndodhet prej tri ditësh në Qendren Klinike Univeristare në Prishtinë, për shkak të gjendjes së rëndë.

OPINIONE