Skema, si Ministria e Arsimit po favorizon Universitetet private në Shqipëri

Vitin e kaluar, Gjermania hapin procesin e njohjes së dëftesave të lirimit vetëm për maturantët shqiptarë. Nga kjo, fëmijët shqiptarë përfitonin një vit pa pasur nevojë të bënin një vit shtesë për konvertimin e gjimnazit dhe në këtë mënyrë mund të hyjnë direkt në universitet.

Afati për mbërritjen e dokumentave të aplikimit në Gjermani është data 15 korrik, dhe në mungesë të diplomës mund të bashkohet aplikimi i certifikatës së notave.

Sot është data 6 korrik (e premte) dhe ende nuk është lëshuar asnjë certifikatë notash.

Nëse llogarisim se certifikatat do të dalin të hënën, data 9 korrik, pasi të merren duhet minimumi 4 ditë për të përmbyllur procedurat.

Certifikata çohet fillimisht në DAR për vërtetim në Ministrin e Arsimit. Tek DAR çohet dorazi dhe merret po ashtu dorazi. Në rastin më të mirë, kjo mund të mbyllet brenda një dite.

Pasi ta marrësh aty, e nis me poste në Ministrinë e Jashtme për legalizim. Tek Ministria e Jashtme niset me postë dhe merret prapë te posta, por pas 2 ditësh.

Më pas duhet ta çosh tek përkthyesi i licencuar për përkthim dhe te noteri për noterizim. Mbas tërë kësaj xhiroje e bashkon me aplikimet dhe e poston.

Duhet ta nisesh më datë 12 që të mbërrijë më 15 korrik në Berlin. Deri në datën 12 janë gjithsej 3 ditë në dispozicion. (duke nisur nga e hëna)

Prindërit po bëjnë ec e jaket nga oborret e shkollave te Ministria.

Certifikatat janë formularë që i kanë shkollat por duhen plotësuar me të dhënat për notat. Këto të dhëna janë te portali i Ministrisë së Arsimit që nuk është hapur akoma. Që shkollat të hedhin të dhënat duhet të hapet portali, që shkollat të lidhen me portalin dhe të hedhin notat e te printojnë certifikatat.

Sikur i gjithë procesi të çlirohet të Hënën dhe të eci pa asnjë pengesë sërish nuk mjafton koha që fëmijët të dorëzojnë aplikimet deri në datën 15 korrik.

Pyetja që ngrihet është se apo vonohet qëllimisht procesi në mënyrë që maturantët të mos aplikojnë dot jashtë dhe në këtë mënyrë ata të shkojnë në universitetet private në Shqipëri?

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne