Operatori i Blerjeve të Përqendruara, i kryesuar nga pukjania Arlinda Pogaj, ka krijuar një skemë të re për shpërndarjen e parave të oksigjenit spitalor. Sërish fitues janë dy kompanitë e vjetra, GTS dhe MESSER, të cilat me metoda tepër të dyshimta, madje edhe me kallëzime dhe hetime në disa institucione ligjzbatuese, përfshirë edhe Prokurorinë e Posaçme, arrijnë të gllabërojnë të gjitha qindarkat e akorduara nga shteti.
Duke qenë se disa institucione, përfshirë Spitalet Universitarë, Rajonalë apo Lokalë, hoqën dorë apo iu hoq e drejta për të bërë procedura, në “lojë” u fut Operatori i Blerjeve të Përqendruara. Ashtu siç e paralajmëroi VoxNews disa javë më parë, fitues dolën dy kompanitë që i kanë bërë monopol këto tendera, për shkak të kritereve të vendosura nga institucionet shtetërore, duke përjashtuar direkt dhe indirekt firma të tjera.
Të dyja kompanitë kanë kapur të gjithë tregun, duke bërë biznes me vetë shtetin, i cili deri më tani e ka pasur të pamundur që t’i ndalojë, pavarësisht se çmimi i oksigjenit është 3 ose 4 herë më i lartë sesa në vendet e rajonit. Ka dyshime se dy firmat në fjalë drejtohen nga të njëjtët pronarë, teksa as Arlinda Pogaj nuk e ndaloi këtë fenomen, duke ndjekur “rrugët” e drejtuesve paraardhës që kanë firmosur në këto procedura, disa prej të cilëve kanë dëshmuar edhe në Prokurorinë e Posaçme.
VoxNews ka analizuar dhjetëra dokumente, kryesisht njoftimet e tenderëve të hapur disa javë më parë nga OBP-ja, u skema kësaj herë është bërë akoma më e trashë. Nëse tenderët e viteve të kaluar ka pasur vetëm një ofertues, ku tenderin e Durrësit e fitonte njëra firmë, kompania tjetër merrte tenderin e Korçës. Tashmë, në të gjitha lotet e hapura nga Pogaj, të dyja kompanitë “garojnë” me njëra tjetrën, duke i ndarë vetëm disa qindarka, nga fondi limit, oferta e firmës fituese dhe oferta e firmës humbëse.
Kompanitë, me “bekimin” e Arlinda Pogajt, kanë krijuar një saktësi kirurgjikale në çdo tender, duke e bërë “garën” formalisht të rregullt me letra, por me dyshime të mëdha se të gjitha procedurat kanë qenë të paracaktuara, në marrëveshje të plotë mes të dyjave, por edhe me dijeninë e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara.

Në tenderin për blerje oksigjen për Qendrën Spitalore Berat, fitues është shpallur kompania Messer Albagaz. Fondi limit i kësaj procedure ka qenë 15,939,000 lekë, teksa firma fituese, Messer, ka ofruar 15,862,800, disa qindarka më pas sesa vlera e fondit limit.
Por, në procedurat e këtij tenderi ka marrë pjesë edhe GTS-ja, e cila ka ofruar 15,939,000, ose sa 100 % të fondit limit. Me këtë skemë, OBP-ja i ka kursyer shtetit vetëm 76 mijë lekë të rinj.

Kalojmë te tenderi për blerjen e oksigjenit për Spitalin Rajonal Gjirokastër. Fitues ka dalë sërish MESSER. Fondi limit i tenderit ka qenë 11,059,200 lekë.
Firma fituese ofroi 11,008,000, ose 50 mijë lekë më pas sesa vlera. Ndërkohë, në tender mori pjesë sërish GTS-ja, e cila në këtë procedura ofroi 11,040,000 lekë, ose 20 mijë lekë më pak sesa vlera e fondit limit. Gjithçka e paramenduar.
Megjithëse është një skemë e qartë, sërish kursimtarja Arlinda Pogaj s’e ka vënë re. Ndoshta këtë procedurë, por le t’i analizojmë një tjetër tender.

Sërish, edhe në këtë tender ka pasur një ofertë të dytë, ku kësaj herë MESSER bëri një kundërofertë. Kjo kompani ofroi 30,150,400 lekë, ose 3.200 lekë më pas sesa fondi limit.
Veprime të turpshme, duke qenë se janë bërë nën hundën e Pogajt apo të vartësve të saj, gjithmonë të kujdesshëm për të bërë raporte se kanë kursyer kaq e aq para.

Le të vijojmë, kësaj herë me tenderin e oksigjenit spitalor në Durrës. Këtu ka dalë fitues GTS-ja. Vlera e tenderit ka qenë 33,613,056 lekë pa TVSH. GTS-ja ofroi 33,424,200, lekë ose 188.856 lekë më pas sesa fondi limit. As 2 mijë euro më pak.

Në këtë tender, në njoftimin e fituesit, sikur mos të kishte ndodhur asnjë gjë, vendoset edhe emri i titullarit të autoritetit kontraktor, Arlinda Pogaj. Një dukje në këtë rast, ndoshta e ekzagjeruar, ku tashmë pukjania ndihet më e fuqishme, për shkak se drejtoresha e AKSHI-t, Karçanaj është nën akuzë. Por, me këtë vepra, duket se edhe Pogaj do të ketë të njëjtën rrugë.

Në datën 16 dhjetor 2025, është shpallur edhe fituesi i tenderit për oksigjenin në Spitalin Memorial të Fierit, sërish nga OBP. Fitues doli GTS-ja, teksa fondi limit ishte 15,451,776 lekë.
Fituesi ofroi 15,364,200 lekë, ose 87.576 lekë më pak sesa fondi limit. Një diferencë prej rreth 900 eurosh. Edhe në këtë tender kishte një kundër ofertë, nga Messer, e cila ofroi 15,451,520 lekë, ose 256 lekë më pak sesa fondi limit.
Të jenë kaq qesharak, saqë t’ia hedhin edhe kursimtares Arlinda Pogaj?!

Kundëroferta kësaj here është bërë nga GTS-ja, e cila duket se është “mundur” në këtë tender. Kjo kompani ofroi 2,277,000 lekë, ose sa 100 % e vlerës së fondit limit. Këtu Pogaj kurseu rreth 70 euro.

Tenderi i fundit ishte për oksigjenin në Lezhë, ku fitues doli GTS-ja. Fondi limit ishte 13,305,600, teksa fituesi ofroi 13,230,000 lekë, ose 75.600 lekë.
Oferta e kompanisë tjetër, Messer, edhe në këtë rast dyshohet se është formale, ishte 13,305,600 lekë, ose sa 100 % e vlerës së fondit limit. Pogaj kurseu në këtë tender plot 800 euro. Për t’u vlerësuar!/VoxNews/boldnews


















