SKENARËT: Pas zgjedhjeve, nisin ‘pazaret’ për koalicion, si mund t’i rrëshqasë fitorja nga duart Albin Kurtit

Ditën e djeshme Kosova vendosi për përfaqësuesit e saj në Kuvend, ku fitues doli Albin Kurti.

Megjithatë fitorja e Kurtit kishte një diferencë shumë të vogël me Lëvizjen Demokratike të Kosovës, e cila u drejtua me sukses nga Vjosa Osmani.

Osmani ia doli që të dalë forca e dytë me vetëm disa mijë vota më pak se Kurti, i cila nuk mundet që të krijojë qeveri vetëm.

Ndonëse gjatë fushatës dhe votimeve askush nuk bëri ‘pazare’ për koalicione, pas shpalljes së rezultateve Albin Kurti nxitoi që të ftonte Vjosa Osmanin për koalicion.

Po përse nxitoi Kurti të kërkonte koalicion?

Tanimë pritet një koalicion mes VV dhe LDK-së, por diçka e tillë nuk u arrit para zgjedhjeve pasi Vetëvendosje propozoi që kryeministri të zgjidhej nga partia që do të merrte më shumë vota, ndërsa pala tjetër këmbëngulte për Osmanin.

Edhe pse një koalicion pritet të ndodhë, asgjë nuk është e sigurt pasi LDK mund të bashkëpunojë edhe me PDK-në apo edhe me AAK-në e Ramush Haradinajt.

Në rastin që Kurti dështon të bëjë koalicion qeverisës, presidenti Hashim Thaçi mund të mandatojë partinë e dytë pra LDK për të krijuar Qeverinë, duke nxjerrë jashtë lojë VV-në.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.

Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne