Shqiperia

Skenari i Ramës: Arreston Tahirin para Statusit dhe e liron pas Statusit

Negociatat me BE për marrjen e Statusit të Shqipërisë, si vend kandidat për në Bashkimin Europian, janë në kulmin e tyre. Kryeministri Rama po bën maksimumin për marrjen e tij, sepse ka hallin e karrikes së tij kryeministrore pas muajit maj 2018. Edhe opozita është shprehur dhe nuk po bën asnjë protestë kundër qeverisë në mënyrë që të mos krijojë probleme Statusit të vendit.

PS dhe PD-LSI e dijnë mirë që marrja ose jo e Statusit se si e ndryshon politikën pas përgjigjes nga BE në muajin maj-qershor të këtij viti.

BE ka kërkuar dhe insiston në arrestime të mëdha ose siç quhen ndryshe “peshqit e mëdhenjë”. Mediat gjermane shkruajnë se i është kërkuar Edi Ramës, si një prej kushteve nga BE dhe sidomos nga Gjermania, arrestimi i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, që njihet si miku më i ngushtë i kryeministrit Rama. Ish-ministri di shumë dhe nuk ka folur akoma, ndonëse po foli ai qelbet dynjaja politike në Tiranë. Ndaj PS-ja dhe kryeministri e kanë mbrojtur deri dje. Mbrëmë, burime të besuara, tregojnë se kanë gjetur një zgjidhje politike dhe publike: Do lejojnë prokurorinë të arrestojë këto ditë ish-ministrin Saimir Tahiri, edhe vetë Tahiri duket se ka rënë dakort, dhe do ti thuhet indirekt BE dhe SHBA se “ja, ne nuk ndërhyjmë në punët e drejtësisë”. Bashkë me ish-ministrin Tahiri, në ditët e ardhshme, do të arrestohen edhe disa zyrtarë të lartë apo ish-ministra në mënyrë që jehona ndërkombëtare të jetë sa më e madhe se në Shqipëri kryeministri Rama po bën namin në vendosjen e drejtësisë së re!

Skemë përfekte!

Të gjitha këto arrestime, përfshirë edhe Saimir Tahirin, duke të krijojnë në Bruksel një klimë besimi për ti dhënë Statusin Shqipërisë për në BE.

Të njëjtat burime thanë se në të dyja raste; si nëse e merr ashtu edhe sikurse nuk e merr Statusin për në BE, kryeministri Rama ka rënë dakort me prokurorinë që ta nxjerrin ish-ministrin Tahiri, bile të pafajshëm.

Pra më kokën e Tahirit, kryeministri po luan për karriken e tij kryeministrore, pikësëpari, por me këtë rast nxjerr të pafajshëm Saimir Tahirin.

Natyrisht që ia vlen pak javë burg për Memëdheun dhe më pas ish-ministri kthehet triumfator në parlament, PS e në politikë.

Vetëm ministër të Brendshëm nuk mund ta ribëjë Saimir Tahirin, kryeministri Rama.

Ky plan është bërë mbrëmë nga kryeministri Rama, prokuroria dhe një ambasador i huaj: Arrestohet para Samitit të shteteve të BE dhe lirohet duke fituar pafajësinë, pas vendimit për Statusin.

OPINIONE