Skenari politik sjell zv/Ndihmës Sekretarin Amerikan në Tiranë

Pas angazhimit të Brukselit në zgjidhjen e krizës politike ne vend, javën e ardhshme pritet qe edhe Uashingtoni te angazhohet ne arritjen e nje marrëveshje mes opozitës dhe mazhorances. Te hënën ne Tirane do te mbërrije zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili do të zhvillojë takime me liderët kryesore politike.

Mësohet se zëvendës ndihmës sekretarit i shtetit do të takojë kryeministrin Edi Rama, kreun e parlamentit njëherësh presidenti i zgjedhur Ilir Meta dhe liderin e opozitës Lulzim Basha.

Kjo vizitë zhvillohet pas dështimit të negociatorit të Partisë Popullore Europiane David Mcallister, i cili tentoi pa sukses arritjen e një marrëveshje në 25 prill. Nga ai moment ka pasur dy tryeza të thirrura nga presidenti i Republikës, por këto takime mes liderit të mazhorancës Rama dhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë dështuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne