Skënderbeu kualifikohet në Play Off të Europa League

Skënderbeu bën një mbrëmje të madhe në Elbasan Arena duke u kualifikuar në Play Off të Europa League. Ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena” përfundoi 2-1 për korçaret, njëlloj si takimi i parë i humbur në fushën kundërshtare. U desh goditja e penalltive ku korçaret u treguan më të saktë duke realizuar 4 penallti ndërsa çekët vetëm dy. Heroi i mbrëmjes portieri legjendar Orges Shehi që priti penalltinë e fundit.

Ndeshja 
Në minutën e 18-të Janos kalon çekët në avantazh, përmes një gjuajtje të saktë brenda zone. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e miqve.
Në 45 minutat e dyta Gledi Mici fiton një 11-metërsh pasi pengohet në mënyrë të parregullt brenda zone. Sabien Lilaj merr përsipër ekzekutimin, duke e dërguar topin në rrjetë.
Në të 83’ Sebino Plaku bën të shpërthejë tifozëria korçare, pasi shënon dhe bën që rezultati i të dy ndeshjeve të barazohet.
Në shtesë me gjithë rastet nga të dy ekipet rezultati nuk ndryshon dhe penalltitë vendosin ekipin që do të vazhdojë aventurën europiane.
Tashmë korçaret presin shortin që hidhet të premten në Nion të Zvicrës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne