“Skifteret” Skënder Haluca e Shkelzen Berisha, para me grushta për tallava

Një video dasme dhe tallavaje po qarkullon nëpër rrjetin social. Në pamje të parë duket si një dasëm normale, ku dy këngëtare të njohura, Aurela Gaçe nga Vlora dhe Fatmira Breçani nga Tropoja kanë bashkuar zërin dhe po këndojnë këngë të të gjitha trevave. Në një dasëm normale, përreth të cilave sillen dasmorë dhe dashamirës të muzikës.

Por në një momente shihen “shuka” lekësh, para me grushte që derdhen në drejtim të këngëtarëve. Para 50 mijë lekëshe dhe 50 euroshe dhe prerje dollarësh hidhen në “sheshin” e këngës së dasmës dhe të tallavasë.

Në një moment në video shihen vetëm duar që i hedhin këto para. Pastaj pamja qartësohet dhe duket pikërisht kryetari i Gjykatës së Vlorës, tropojani Skënder Haluca që hedh shuka parash në drejtim të këngëtarëve, në kulmin e gëzimit dhe të tallavasë. I hedh pikërisht kryegjykatësi i Vlorës se ka disa herë që del në konferenca për mediat dhe deklaron se është gati të kapë “peshqit e mëdhenj” por nuk po e ndihmon fare prokuroria dhe politika e lidhur me krimin.

Po a ka “peshk më të madh” se vetë Skënder Haluca, që me një rrogë mizerabël si ajo e drejtësisë, hedh miliona vetëm në një dasëm e tallava. Por ka dhe më video, pasi gjërat janë të lidhura. Pamja qartësohet akoma më mirë, kur shihet dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit që hedh para shqiptare, dollarë dhe euro për këngëtaret në kulmin e gëzimit dhe haresë. Dhe ky është një “peshk i madh” që duhej ta kapte Haluca, pasi ka “tharë” financat e CEZ duke i sjellë miliona euro dëm shteti shqiptar.

Dhe si për të plotësuar akoma më tej kuadrin e hedhjes së lekëve nga “skifterët” e pushtetit dhe të familjes “Berisha”, shihet dhe Hysni Dema nipi i Sali Berishës dhe Erzen Breçani ish kryepolici në kryeqytet, kryeadministratori i bizneseve të nipit të Saliut, njëherësh njeriu që po shkatërron Valbonën. Të gjithë këta, të mbledhur në një dasëm apo tallava dhe që hedhin dhe vetëm hedhin lekë pafund. Ndërkohë që ambasadori amerikan Donald Lu bën thirrje për kapjen e “peshqve të mëdhenj” dhe zbatimin e Vettingut dhe Reformës në Drejtësi./Pamfleti.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne