Skllavëri amerikane: Rama do ndërtojë burgje private

Qeveria në Shqipëri miraton projektligjin që parashikon ngritjen e burgjeve private. Drafti u miratua në mbledhjen e së mërkures të Këshillit të Ministrave dhe pritet t’i kalojë Parlamentit për diskutim. Në nenet 15 e 16 të projektligjit, përcaktohet funksionimi i institucioneve të vuajtjes së dënimit.

“Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale janë publike dhe private. Këshilli i Ministrave përcakton rregullat për funksionimin, administrimin, kontraktimin, si dhe rregullat që përcaktojnë elementet e sigurisë në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale”, thuhet në nenin 15 te projektligjit.

Me anë të këtij projektligji që pritet të kthehet në ligj, pasi parlamenti shqiptar është totalisht në shqrbim të Ramës, njerëzit do të përdoren si skllevër nëpër burgje ashtu sikurse ka ndodhur në Amerikë.

Sipas drafit të qeverisë, të dënuarit që mund të vendosen në burgjet private, duhet të mos jenë të dënuar me më shumë se 5 vjet heqje lirie. Gjithashtu në draft theksohet se nuk mund të kryejnë dënimin në këto burgje ata të dënuar, që me vendim të gjykatave, janë caktuar në institucionet e sigurisë së Lartë.

Por ndërsa në Shqipëri Rama kërkon të hapë burgje private, në SHBA, aty ku kryeministri duket se është frymëzuar këto burgje janë mbyllur që në vitin 2016. Tre vite më parë Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi mbylljen e plotë të burgjeve private për të burgosurit federalë, për shkak të problemeve të hasura në këto institucione. Sipas një raporti të inspektorëve amerikane, në burgjet private ka pasur numër më të lartë të incidenteve të dhunshme, krahasuar me ato publike që menaxhohen nga qeveria.

Me sa duket kryeministrit shqiptar Edi Rama i ka ngelur sahati 4 vite dhe nuk është informuar se çfarë ka ndodhur me këto burgje, në vendin i cili e instaloi këtë lloj sistemi burgjesh.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne