Skuadra e Bylisit solidarizohet me familjet e prekura nga tërmeti, dhuron 10 mijë euro

Solidariteti që kanë shfaqur shqiptarët kudo ndodhen në këto momente të jashtëzakonshme është gjëja më e mrekullueshme që mund të ndodhte pas kësaj tragjedie të madhe.

Bota e futbollit, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, është solidarizuar që në momentet e para, donacionet dhe ndihmat kanë qenë nga më të ndryshmet.

Në këtë fushatë sensibilizuese është përfshirë edhe klubi i Bylis.

Pas ndihmave në ushqime dhe veshje, klubi i Bylis me anë të presidentit Kapllanaj ka dhuruar 10.000 euro për familjet e prekura nga tërmeti, shumë të cilën e konfirmoi live gjatë emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”.
/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne