“S’më lejuan të hyj në fshat”, Vuçiç telefonon banorët e Drenicës dhe provokon: Shteti juaj, Serbia…

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç nuk ka mundur t’i takojë banorët e Banjës së Skënderajt, pasi vizita e tij në këtë fshat u ndalua me një vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në pamundësi që të shkojë në Banjë, Vuçiqi iu ka drejtuar banorëve të këtij fshati të Drenicës me anë të një lidhje telefonike.

vucic-940_1536487942-3896722

Vuçiq u ka thënë atyre se i vjen keq që nuk ka mundur t’i takojë pasi që kështu kanë vendosur autoritetet e Prishtinës.

“Iu lus që të qëndroni të qetë, shteti juaj (Serbia) do t’u qëndrojë prapa. Do të mundohem që jeta e juaj e ardhmja e juaj të jetë e ndritshme. Nuk kam mundur të vij për shkak se nuk kam dashur t’ua rrezikoj jetën”, tha Vuçiq nëpërmjet telefonit.

Ky fjalim i presidentit shkaktoi të qara në mesin e banorëve të mbledhur në sheshin e fshatit.

Tensionet arrijnë kulmin, Vuçiç ndalohet nga Policia e Kosovës

Vizita e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për në Banjë të Skënderajt është anuluar nga Qeveria e Kosovës.

Por presidenti serb ka insistuar që të vazhdojë rrugën dhe ai është ndaluar nga Policia e Kosovës.

aleksandar-vucic-s

Kështu të paktën raporton gazeta serbe Telegraf, transmeton Insajderi.com

“Në rrugën Zubin Potok-Banjë, Policia e ndaloi presidentin serb. Ka një debat të vazhdueshëm mes policëve dhe presidentit. Ai u njoftua që bllokadat janë rreth 2 kilometra, dhe nuk ka siguri për ta vazhduar rrugëtimin”, shkruan gazeta serbe.

Burimi: Koha islame

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne