S’ndalet lufta me Brryli Broadway, faqja virale mbyllet sërish. Kush po i përndjek?

Faqja satirike në Facebook, Brryli Broadway është mbyllur sërish. Kjo është hera e dytë brenda pak ditëve që kjo faqe është ‘zhdukur’ nga Facebook, pas raportimeve që bëjnë persona të ndryshëm tek Facebook.

Brryli është një faqe satirike e cila ironizon politikën, por është më kritike me qeverinë dhe Edi Ramën. Ende nuk dihet se nga kush është mbyllur, por më herët administratorët e faqes kanë akuzuar njerëzit pranë Ramës për sulmet e vazhdueshme që u janë bërë.

Administratorët e kësaj faqeje satirike, njihen për humorin e tyre dhe për ironitë që bëjnë me politikanët. Sulmi që po i bëhet kësaj faqeje nuk është i pari, pasi dhe herë të tjera Facebook e ka mbyllur.

Pak ditë më parë Brryli Broadway shkruante në Instagram se pas raportimeve faqja e tyre në Facebook ishte mbyllur, ndërsa dy ditë më parë lajmëruan fansat se kishin mundur që të rimerrnin faqen e tyre.

Ndërkohë mbrëmë në darkë, kjo faqe është zhdukur sërish nga Facebook dhe është mbyllur sërish pas raportimeve të shuma që i janë bërë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne