SNHR – 118 civilë të vrarë në konfliktet në Siri gjatë muajit të kaluar

Gjatë muajit të kaluar nga palët në konflikt në Siri janë vrarë 118 civilë.

Në raportin mbi humbjet e civilëve të muajit shtator, Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) njoftoi se nga përleshjet e grupeve në konflikt në Siri kanë humbur jetën 118 civilë, në mesin e të cilëve 18 fëmijë dhe 12 gra.

Sipas raportit në fjalë forcat e regjimit, të përbëra nga ushtria e regjimit të Esadit dhe forcat e sigurisë dhe grupet terroriste të huaja të mbështetura nga Irani kanë vrarë 44 civilë, ku 4 kanë qenë fëmijë dhe 3 gra.

Gjatë kësaj periudhe në sulmet ajrore të avionëve luftarakë rusë ka humbur jetën 1 civil, ndërsa organizata terroriste YPG/PKK në zonat e pushtuara vrau 6 civilë, 1 prej tyre fëmijë.

Ndërkaq kundërshtarët ushtarakë dhe grupet e armatosura kundër regjimit shkaktuan vdekjen e 1 fëmije dhe 4 civilëve, ndërsa 63 civilë përfshirë 12 fëmijë dhe 9 gra u vranë nga palë të paidentifikuara.

Prej fillimit të vitit e këtej në përleshjet e palëve në konflikt në Siri kanë humbur jetën gjithsej 2 mijë e 682 civilë, ku në janar u vranë 197, shkurt 246, mars 334, prill 324, maj 416, qershor 347, korrik 433, gusht 267 dhe në shtator 118 civilë.

Raporti i rrjetit gjithashtu thotë se muajin e kaluar nga torturat vdiqën 22 persona, me në krye 21 nga torturat e regjimit./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne