Socialdemokratët e Gjermanisë i japin ultimatum Turqisë për bazën ajrore të NATO-s

Partia Socialdemokrate e Gjermanisë i ka dhënë ultimatum Turqisë në lidhje ma ndalimin e vizitës së deputetëve të Gjermanisë në bazën ajrore të NATO-s në qytetin Konje dhe ka theksuar se nëse Ankaraja nuk heq dorë nga ky qëndrim, kjo bazë e NATO-s duhet të transferohet në një vend tjetër aleat.

Faqja informative Parstoday njoftoi se Partia Socialdemokrate e Gjermanisë në koalicionin qeveritar të këtij vendi, përkundër partisë së Merkel, nuk dëshiron të durojë këtë çështje që deputet e Gjermanisë të mos lejohen ta vizitojnë bazën ajrore të NATO-s në qytetin Konje të Turqisë. Hans Peter Barthels, kryetari i komitetit për çështje të mbrojtjes në Parlamentin e Gjermanisë, ka kërkuar nga NATO që të tregojë më shumë mbështetje në këtë mosmarrëveshje. Ai ka thënë se NATO duhet të ndërhyjë urgjentisht në këtë çështje dhe t’i bëjë të qartë Turqisë se një qëndrim i tillë është papranueshëm dhe nëse Ankaraja nuk heq dorë nga ky qëndrim, kjo bazë ajrore e NATO-s duhet të transferohet në një vend tjetër aleat./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne