Socialistët rrëzojnë dy dekrete të tjera, 7 në një javë

Komisioni Ligjeve hodhi poshtë dekretet e Presidentit që kishte kthyer për rishqyrtim në Kuvend:

1. Ndryshimet e ligjit për vetëqeverisjen vendore.

2. Ndryshimet e Kodit Penal.

Me dy vendimet e radhës, socialsitët e çojnë në 7 numrin dekreteve të rrëzuara në katër ditë.

Më 3 shtator në Komisionin e Ekonomisë, mazhoranca rrëzoi dekretet e Presidentit që kishte kthyer për rishqyrtim:

3. Shtesat në ligjin për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare

4. Ndryshimet në ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat

5. Koncesionin e rrugës Dukat-Orikum

6. Koncesionin e rrugës Milot-Balldren

Po më 3 shtator, në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, socialistët rrëzuan edhe dekretin që kthente për rishqyrtim:

7. Ndryshimet në ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit

Më 4 shtator, në Komisionin e Ekonomisë, socialistët nuk miratuan propozimin e Presidentit për të emëruar Petraq Milon Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) edhe pse ky institucion ka mbi 10 muaj pa kryetar.

Më herët Komisioni hetimor i ngritur për të hetuar dekretin e Metës që anuloi datën 30 qershor si datë zgjedhjesh vendore, miratoi planin e punës ku më 9 shtator ka kërkuar marrjen në pyetje të Presidentit.

Pas rrëzimit të dekreteve, 7 ligjet e pa-rishqyrtuara, pritet të rimiratohen në seancën e radhës parlamentare, që sipas kalendarit është më 12 shtator./ exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne