SOFI SINAN PASHA

Shkruan: Nexhat Ibrahimi

Nuk duhet ngatërruar Sofi Sinan Pasha në Prizren me Koxha Sinan Pashën në Kaçanik, kështu që personi që na intereson në këtë rast është Sofi Sinan Pasha, i lindur në Vilë të Lumës, Shqipëri, pjesë e Sanxhakut të Prizrenit. Është shqiptar. Nuk dihet si shkoi në Stamboll, por e gjejmë atje duke studiuar në shkollat më të avancuara. Detyra e parë e tij me rëndësi ishte ajo e agës së Stambollit, e më vonë e sekban-bashës. Më 1588 u emërua bejlerbe i Budimit, kurse më 1594 u emërua bejlerbe në Kajro. Ai kreu edhe disa detyra të ngjashme në vende të tjera. Për herë të fundit e gjejmë vali në Damask në vitin 1608. Në Prizren, xhamia e tij dhe objektet përcjellëse u përfunduan më 1615, kështu që duhet të ketë vdekur pas vitit 1615.

Burimi: Nexhat Ibrahimi, Fjalor Enciklopedik Islam, Logos-A, Shkup, 2017, fq. 743.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne