Solli djathë kontrabandë nga Maqedonia, arrestohet 32-vjeçari nga Tirana

Një 32-vjeçar është arrestuar në aksin Librazhd-Elbasan pasi u kap me 142 koli djathë kontrabandë.

I riu nga Tirana kishte futur djathin kontrabandë nga Maqedonia e Veriut dhe tanimë akuzohet për “Tregtim, transportim i mallrave kontrabandë”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.Z., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në mjetin që drejtonte nga shtetasi M.Z.

Gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 142 koli me djathtë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet të jetë futur kontrabandë nga Maqedonia e Veriut.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, dhe “Fshehja e të ardhurave”./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne