Somali – FNP reagoi ndaj raportit të Agjencisë së Inteligjencës për sulmin e fundjavës

Forumi i Partive Kombëtare (FNP), i cili përfshin gjashtë parti opozitare në Somali, reagoi ndaj mbajtjes përgjegjës të një vendi të huaj për sulmin me bomba të kryer fundjavën e kaluar në kryeqytetin Mogadisho.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga FNP-ja akuzohet agjencia e inteligjencës për mbulimin e fakteve duke e mbajtur përgjegjës një vend të huaj për sulmin me bomba në kryeqytetin Mogadisho, ku humbën jetën shumë qytetarë përfshirë edhe dy shtetas turq.

Duke vënë në dukje se prapa akuzave të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës dhe Sigurisë së Somalisë (NISA) nuk ka asnjë provë konkrete, FNP-ja rikujtoi se disa orë pas sulmit në fjalë organizata terroriste Esh-Shebab e mori përsipër përgjegjësinë për sulm.

FNP vëren se inteligjenca përdor shprehje të tilla për t’i qetësuar njerëzit në vend që t’i kryejë detyrat e saj, ndërsa qeverisë i bëri thirrje që të përmbahet nga krijimi i një armiku imagjinar që do të përdoret për shpërndarjen e informacionit të rremë dhe për të “joshur” opinionin publik në çdo problem madhor.

Në koalicionin opozitarë zënë vend edhe ish-Presidenti Sherif Sheik Ahmed dhe Hasan Sheik Mahmud.

Një automjet i ngarkuar me bombë u hodh në erë afër qendrës doganore në Mogadisho të shtunën gjatë kalimit të një autobusi që transportonte studentë të universitetit. Në sulm u vranë më shumë se 80 njerëz.

Pas sulmit Ministria e Shëndetësisë së Turqisë u vu në veprim me qëllim të dhënies së mbështetjes së trajtimit të të plagosurve dhe në këtë kontekst në Somali dërgoi një ekip të përbërë nga 20 vetë të Ekipit Kombëtar të Shpëtimit Mjekësor (UMKE) dhe të personeli kirurgjik.

2 qytetarë turq, të cilët humbën jetën në sulm dhe 16 të plagosur rëndë u sollën në Turqi.

Në raportin paraprak të përgatitur dhe paraqitur qeverisë nga Agjencia e Inteligjencës (NISA) thuhet se sulmi ishte planifikuar dhe udhëhequr nga një vend i huaj.

Menjëherë pas kësaj deklarate organizata terroriste Esh-Shebab mori përgjegjësinë për sulmin në fjalë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne