Bota

Somali, mbi 400 të vdekur si pasojë e kolerës dhe thatësisë

Somali, mbi 400 të vdekur si pasojë e kolerës dhe thatësisë
Që nga muaji shkurt mbi 400 njerëz, duke përfshirë edhe fëmijë, kanë vdekur nga thatësira dhe kolera në Somalinë jugore dhe qendrore

MOGADISHU (AA) – Mohammed Dhaysane

Që nga muaji shkurt mbi 400 njerëz, duke përfshirë edhe fëmijë, kanë vdekur nga thatësira dhe kolera në Somalinë jugore dhe qendrore, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi për Anadolu Agency (AA).

Abdullaahi Hashi Ali, drejtor i përgjithshëm në ministri, në një intervistë për AA u shpreh se të paktën 407 persona e kanë humbur jetën deri më tani.

Pothuajse 18.000 persona po ashtu marrin trajtim mjekësor nga sëmundjet, shtoi ai.

“Rajonet më të prekura nga thatësira dhe kolera janë Bay, Bakol, Middle Shabelle dhe Loëer Shabelle. Ne kemi organizuar 60 ekipe mjekësore të lëvizshme në mënyrë që të tejkalohet kjo sëmundje vdekjeprurëse”, tha ai.

Mustaf Mayow, drejtor i qarkut Qasahdhere në rajonin e Gjirit, u shpreh për AA se njerëzit po vdisnin nga kolera çdo ditë.

Qeveria somaleze, e mbështetur nga UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), është duke luftuar kundër sëmundjeve që kanë gjenezën nga uji edhe më parë e përshkroi urinë kanosëse si një fatkeqësi kombëtare.

Sipas OKB-së thatësira aktuale në Somali është më e keqja që nga viti 1945. Gjysma e popullsisë së vendit ka nevojë për ndihmë humanitare emergjente, duke përfshirë mijëra fëmijë./ AA

OPINIONE

INTERVISTA