Sondazhi: Shqiptarët kundër marrjes së vaksinës anti-COVID-19

Pjesa më e madhe e shqiptarëve janë kundër marrjes së një vaksine që do të mund t’i mbronte ata nga virusi i COVID-19.

Në një sondazh të IDRA, dilemës së marrjes së vaksinës ose jo kur ajo të jetë gati, të anketuarit i janë përgjigjur me skepticizëm.

Në këtë anketim 54% e njerëzve deklarojë se “më së shumti jo” ose “absolutisht jo”, nuk do e bëjë vaksinën edhe kur ajo të jetë gati.

Ndërkohë 19% e tyre janë të vendosur të vaksinohen dhe 18% deklarojë “më së shumti po”, se do e bëjmë vaksinën kur ajo të jetë gati.

Skeptikët e vaksinës më pas janë pyetur se cilat sipas tyre janë arsyet kryesore të refuzimit të vaksinimit kur ajo të jetë gati.

Më shumë se gjysma (53%) i druhen efekteve anësorë të vaksinës, 20% e tyre janë kundra vaksinave në parim, 11% e tyre dyshojë te efektshmëria e saj.

Analisti i të dhënave nga IDRA, Dhimitër Peci tha për Euronews Albania se tek 54 për qind e personave që ishin shprehur kundër vaksinës, vetëm 34 për qind ishin ‘jo’ kategorikisht, ndërsa 20 për qind prej tyre u shfaqën të lëkundur.

Sipas tij, tek ata që janë përgjigjur ‘po’ ishin më pak të rinj, u shfaqën të pavendosur, ndërsa me rritjen e moshës ishin më të ndarë në përgjigje.

/euronews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne