Soreca: Të mos ketë vonesa për krijimin e SPAK dhe BKH

Mblidhen në Shqipëri ministrat e drejtësisë së gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në një konferencë të organizuar nga Ministria e Drejtësisë shqiptare.

Në këtë konferencë ambasadori Luigi Soreca ka deklaruar se për reformën në drejtësi nuk ka kthim pas.

“Pritshmëria është e lartë që të kemi Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese funksionale. Qytetarët mezi presin krijimin e BHK dhe SPAK. Detyra kolektive është të mos ketë ngadalësim në mes të këtij rrugëtimi.

BE do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë, dhe gjatë tre viteve në vijim do të ketë burime të tjera financiare me 42 milionë euro që janë programuar për drejtësisë. dhe 34 milionë euro do t’i jepen Shqipërisë për buxhetin për drejtësinë.

Jemi dy javë larg nga vendimi për të ardhmen në Shqipëri, pa reformën në drejtësi Shqipëria do duhej të kishte pritur vite për të ardhur në këtë ditë. reforma ka hedhur themele shumë të rëndësishme të paanshmërisë llogaridhënies.

Nuk ka më kthim pas. Shqipëria është e gatshme të lëvizë në një stad tjetër. Çelja e negociatave do të ndryshojë gjithçka për Shqipërinë, procesi i reformës do të jetë i pakthyeshëm,”- është shprehur ai./ tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne