Soros bën parashikimin: BE është përgjumur, do të shuhet si Bashkimi Sovjetik

“Shumica e vende pro-Europës duhet të zgjohen para se kontinenti të zhytet në gjumin e thellë të harresës dhe BE të zhduket njëjtë si Bashkimi Sovjetik (BRSS)”.

Kjo është deklarata më e fundit e miliarderit George Soros, që ka shkaktuar reagime të forta në BE.

Ai i bën thirrje popullit të BE që të krijojnë një “shkundje” të bllokut para zgjedhjeve evropiane për të mbajtur gjallë këtë të fundit. Në artikullin që është botuar në faqen e internetit të biznesit, MarketWatch, Soros thotë se BE do të ketë fatin e Bashkimit Sovjetik nëse njerëzit nuk veprojnë për ta shpëtuar atë.

“Evropa po ecën e përgjumur drejt zhdukjes dhe populli i Evropës duhet të zgjohet para se të jetë tepër vonë. Nëse nuk e bëjnë këtë, Bashkimi Evropian do të ecë në rrugën e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. As udhëheqësit tanë as qytetarët e zakonshëm nuk e kuptojnë se po përjetojmë një moment revolucionar, se sfera e mundësive është shumë e gjerë dhe se eventualisht rezultati është në këtë mënyrë shumë i pasigurt”, shkruan Soros.

Filantropi miliarde gjithashtu thekson se beson se “zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian në maj të këtij viti do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e kontinentit”, por ai argumenton se partitë anti-Evropë “do të gëzojnë një avantazh konkurrues”.

Ai gjithashtu ka folur për Brexit, duke e quajtur largimin e menjëhershëm të Britanisë si “ngjarjen përcaktuese për vendin për dekada të tëra”. “Edhe në Mbretërinë e Bashkuar, një strukturë e panjohur partiake pengon vullnetin popullor të gjejë shprehje të përshtatshme. Situata është kaq e komplikuar sa që shumica e britanikëve duan të marrin përsipër riskun për të dalë nga BE, edhe pse do të jetë ngjarja përcaktuese për dekada të tëra”, shtoi Soros.

Soros, një sponsor i madh i Partisë Demokratike të SHBA, është një financues i teorive e studimeve liberale globale dhe ka derdhur miliona dollarë në një fushatë kundër Brexit, duke fituar një status të diskutueshëm në qarqet e krahut të djathtë.

Madje edhe Presidenti Donald Trump ka folur për teoritë konspirative rreth Sorosit, duke përfshirë edhe financimin e karvanit të emigrantëve të Amerikës Qendrore që përpiqen të hyjnë në SHBA.

I pyetur nëse ai mendonte se Soros mund të ketë financuar karvanin, Trump tha: “Nuk do të habitesha. Nuk do të habita. Unë nuk e di kush e ka bërë, por nuk do të isha i habitur”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne