Soros kërkon një botë të drejtuar nga oligarkët

Njerëzit si Sorosi dhe globalistët e shohin shtetin si problem sepse një shtet shfaq vullnetin e popullit të tij dhe i shërben interesave të tyre, thotë Richard Black, senatori i shtetit të Virxhinias. Kryeministri hungarez, Viktor Orban dhe zëvendëskryetari i partisë Fidesz, Gergely Gulyás, janë zhytur në një betejë të dëshpëruar me financierin miliarder dhe filantopin Xhorxh Soros, si dhe me fushatën e tij ideologjike për të sjellë mijëra e mijëra emigrantë në Europë. Liderët si Orbani thonë se strategjia e tij do të çojë drejt rrënimit të “Europës kristiane” dhe argumentojnë se Sorosi po përpiqet të destabilizojë Hungarinë dhe pjesën tjetër të Europës.
Intervista me senatorin republikan të Virxhinias, Richard Hayden Black

RT: Çfarë reputacioni ka Xhorxh Sorosi dhe Fondacionet Open Society në botë? Cili është roli që luajnë?
Richard Black: Xhorxh Soros është një miliarder shumë i pasur. Interesi i tij është ta konvertojë botën. Ai ka një reputacion shumë të keq në të gjithë botën dhe shihet si një figurë pa moral dhe antinacionalist. Ai dëshiron që ne të kemi një qeveri globaliste që dikton njerëzit dhe shteti shfaqet si pengesë për këtë, sepse shteti shfaq vullnetin e popullit. Kur ke një qeveri globaliste, ajo shfaq vetëm vullnetin e oligarkëve dhe nuk kujdeset për interesin e popullit. Ai është në krahun e oligarkëve, jo të njerëzve të thjeshtë.

– Qeveria hungareze dhe partia në pushtet e kanë akuzuar Xhorxh Sorosin për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Hungarisë dhe shteteve të tjera. Mendon se këto pretendime janë të qëndrueshme? A kanë arsye për të pasur frikë nga aktivitetet e Sorosit?
Soros ka ndërhyrë dramatikisht në çështjet e brendshme të Hungarisë dhe ato të shumë shteteve të tjera të Europës Lindore. Tani për tani, ai është përqendruar në Hungari. Më duhet ta përgëzoj kryeministrin e Hungarisë sepse është një burrë që i realizon synimet e tij. Kur emigrantët e jashtëm filluan të vërshonin drejt kufirit të Hungarisë, ai nxori jashtë ushtrinë, ngriti një mur dhe brenda një muaji kishte frenuar emigracionin drejt Hungarisë.
Mendoj se për njerëzit si Sorosi dhe globalistët e tjerë, shteti është një pengesë. Një qeveri globale mund ta injorojë vullnetin e popullit dhe mund të akomodojë sipas nevojës interesat e oligarkëve. Dua të theksoj se Sorosi ka një të shkuar mjaft të keqe. Ai njihet si një manipulator i monedhës që rrëzoi Bankën e Anglisë, një nga bankat më të fuqishme të botës. Ai shkatërroi stabilitetin financiar të Malajzisë në vitin 1997 dhe rrëzoi bankën e Tajlandës duke detyruar 600 punonjës të përkohshëm të linin pas shtëpitë e tyre dhe të largoheshin. Ai nuk mendon aspak për njerëzit e zakonshëm, është i gatshëm t’i shfarrosë, të shkatërrojë jetën e tyre.
Kryeministri Orban dhe Gulyás janë bashkuar për të luftuar kundër Sorosit. Ai po përpiqet të destabilizojë Hungarinë dhe këtë e bën përmes organizatave joqeveritare. OJQ-të e tij shërbejnë si ushtarë për të shkatërruar stabilitetin dhe integritetin e vendeve. Ato punojnë shpesh në bashkëpunim me agjencitë e tjera të inteligjencës si CIA, MI6, inteligjenca franceze e të tjera si këto. Ato shërbejnë si një agjenci inteligjence e brendshme, e gatshme gjithmonë për të rrëzuar një qeveri. Kryeministri i Hungarisë është i ndërgjegjshëm për këtë rrezik dhe do ta luftojë.

– Soros ka bërë thirrje që Bashkimi Europian të ushtrojë presion kundër qeverive konservatore të Hungarisë dhe Polonisë, ndërsa OJQ-të e Sorosit janë duke kritikuar ashpër vendet e BE-së sepse nuk po pranojnë më shumë emigrantë dhe azilkërkues. Cili është opinioni juaj, çfarë do të arrijë Sorosi me këtë?
Rebelimi i vërtetë në Bashkimin Europian duket se buron nga vendet lindore. Soros është përballur me konflikt të fortë edhe në Poloni. Polonia po bëhet shumë nacionaliste dhe po e kundërshtojnë ashpër emigracionin. Rrjedha e emigrantëve vërshon nga Europa Lindore drejt Gjermanisë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka ftuar miliona emigrantë në Gjermani, të cilët nisën menjëherë të përdhunonin dhe terrorizonin vendin. Vendi është goditur ashpër nga numri i lartë i incidenteve të shkaktuara nga emigrantët që Sorosi ka sjellë. Mendoj se rezistenca më e madhe ndaj këtij fenomeni shihet në Europën Lindore.

– Si mendoni se do të zhvillohen ngjarjet në Hungari? Si do të reagojnë njerëzit?
Do të shpenzohen shuma të mëdha parash kundër kryeministrit Viktor Orban dhe kundër partisë së tij, por unë i kam vëzhguar njerëzit hungarezë gjatë gjithë historisë së tyre dhe mund të them se nuk ka njerëz më të fortë dhe të pavarur se ata. Kam besim të mëdh në shtetin e Hungarisë. E di që populli do të influencohet nga BE-ja, e cila do t’i shtyjë me forma nga më të ndryshmet që të pranojë gjithçka që kërkon BE-ja, përfshirë edhe vendosjen e organizatës së korruptuar të Sorosit që kërkon të dëmtojë vlerat e popullit hungarez, por do të duhet të rezistojnë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne