Sot 90 të infektuar me koronavirus, shpërndarja gjeografike sipas qyteteve

Vazhdon rritja e rasteve të reja me koronavirus në gjithë vendin, numri i shtrimeve dhe mjerisht edhe viktimat që kanë humbur betejën me sëmundjen.

Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 90 raste të reja me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës,
80 paciente ne infektiv, 1 i intubuar. Sipas specialisteve virusi po prek çdo moshe pa dallim.

Shifrat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë në deklaratën zyrtare të situatës më të fundit të koronavirusit në vendin tonë.

E PLOTË

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 90 raste të reja, 3 humbje jete, 33 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë apel për qytetarët: Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Dr. Eugena Tomini

Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje ndërgjegjes individuale të secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.

Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë një trend në rritje të të prekurve me Covid19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës,
Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet me raste të shtuara ku aktualisht po trajtohen 80 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar.

Ndërsa po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dy muajsh, i prekur nga Covid19 nën kujdes nga stafi i pediatrisë infektive, në gjendje të stabilizuar bashkë me nënën.

Fatkeqësisht 3 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1592 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1088 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.
Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura:

Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (3 Korrik 2020)

Testime totale 28033
Raste pozitive 2752
Raste të shëruara 1592
Raste Aktive 1088
Humbje jete 72 (Qarku Tiranë 39, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 409
Durrës 209
Shkodër 158
Vlorë 117
Fier 46
Lezhë 57
Korçë 32
Kukës 21
Elbasan 13
Gjirokastër 10
Berat 8
Dibër 8./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne