Sot fillon ‘Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët’

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka bërë të ditur se fillon ngjarja vjetore për vitin e 4-të radhazi ‘Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët 2017’.

Sfida edhe për këtë vit do të jetë çiklizmi rreth e rreth Kosovës për tre ditë duke u nisur nga Prishtina për në Gjilan, Ferizaj, Prevallë, Prizren, Gjakovë, Valbonë, Junik, Pejë, e deri në kthimin në Prishtinë në një rrugëtim prej mbi 500 kilometrash me mbi 5000 metra ngjitje.

Çiklistët do të nisin rrugëtimin e tyre sot në ora 7:00 në mëngjes nga Lulu’s Coffee and Wine dhe kthehen të dielën me 4 qershor rreth orës 18.00 në De Rada.

Një ngjarje përmbyllëse do të mbahet në De Rada duke filluar nga ora 19.00, në të dielen mbrëma të 4 qershorit, që përfshin argëtim, muzikë, ushqim dhe aktiviteteve të ndryshme për familjarë, me ç’rast ftohen të gjithë qytetarët e interesuar të marrin pjesë. Qëllimi i kësaj ngjarje është të sigurohen fonde që do të blejnë analizuesin CRP për spitalin e Pejës, pajisje kjo që ndihmon në kryerjen e analizave të gjakut tek foshnjet e lindura parakohes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne