Sot Konferenca ‘30 vite partneritet me Këshillin e Evropës e Komisionin e Venecias’, diskutohet për Reformën në Drejtësi dhe Zgjedhoren

Një ditë më parë, në hapjen e kësaj konference, kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin thelbësor që ka patur Komisioni i Venecias në procesin e vettingut si dhe në reformën në drejtësi, duke e cilësuar si udhërrëfyes në këtë rrugëtim.
Sot në orën 10:00 pritet të nisë Konferenca “30 vite partneritet dhe progress: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias”. Diskutimet do të zhvillohen në tre panele me temat reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut, reforma zgjedhore dhe drejtësia kushtetuese, ndërsa të pranishëm do të jenë drejtues të institucioneve të drejtësisë në vend, nga Komisioni i Venecias.

Paneli i parë për reformën në drejtësi do të drejtohet nga Ulsi Manja, diskutimet për  Zgjedhoren do drejtohen nga Damian Gjiknuri ndërsa paneli i tretë për drejtësinë kushtetuese do të drejtohet nga sekretarja e Përgjithshme e Komisionit të Venecias, Simona Granata Menghini.

Mes të pranishme është edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi si dhe drejtuesi i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, avokatja e Popullit Erinda Ballanca etj. Në diskutime do të marrë pjesë edhe ministri i Drejtësisë në detyrë i Kosovës, Blerim Sallahu.

Një ditë më parë, në hapjen e kësaj konference, kryeministri Edi Rama vleresoi rolin thelbësor që ka patur Komisioni i Venecias në procesin e vettingut si dhe në reformën në drejtësi, duke e cilësuar si udhërrëfyes në këtë rrugëtim. Kryeministri u shpreh se Komisioni i Venecias do të vazhdojë të jetë një partner i pazëvendësueshëm i Shqipërisë dhe “një pikë referimi për ne për të kuptuar sa më mirë se çfarë duhet të bëjmë më mirë në të gjitha momentet ku do të kemi dilemat e pandalshme nga proceset e reformave dhe të ndryshimeve”.

Ndërkaq, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj megjithë vlerësimin për këtë “Venecian”, u shpreh se opinionet e komisionit nuk duhet të përdoren si mjet për të kontestuar vendimet e Gjykatës, të cilat janë përfundimtare.

AXHENDA E KONFERENCËS:

/shqiptarja

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne