Sot kryeministri Rama takon Princin Alwaleed bin Talal bin Abdulaim Al-Saud

Një grup VIP-ash nga Arabia Saudite bashkë me shpurat e tyre po vizitojnë Shqipërinë. Lartësia e tij princërore Alëaleed bin  Talal bin Abdulaim Al-Saud mbërriti në Portin e Durrësit me tre jahte luksoze të nisur nga Ishulli i Korfuzit. Jahtet luksoze quhen: “Kingdom” me flamur arabosaudit, “Moonlight” me flamur maltez dhe “Christina O” po me flamur maltez, ky i fundit  i ardhur nga Italia. Në jahte krahas ekujpazhit gjendet tërë shpura e princit saudit nga kuzhinjerët e kamarierët te një pjesë e haremit dhe bodigardët e sekretarët privatë.

Lartësia e tij princërore është një nga personat më të pasur jo vetëm në Arabinë Saudite, por në botën mbarë. Ai llogaritet si një person kyc në enturazhin e Mbretit të moshuar Salman të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Sipas burimeve pranë ambasadorit arabosaudit Sh.T. Shiba, Lartësia e tij Princore do të diskutojë me kryeministrin Rama për mundësinë e investimeve të sipërmarrësve sauditë në Shqipëri  si edhe për ndërtimin e xhamive dhe shkollave kuranore me 100% investime saudite në Shqipëri. Ky është me të vërtet një lajm i mirë për shqiptarët. Pas 4 viteve të Qeverisë Rama 1 me investime të huaja thuajse zero (TAP-i dhe hidrocentrali mbi Devoll janë të kohës së Qeverisë Berisha) më së fundi mund të ëndërrojmë e shpresojmë për një lumë investimesh saudite në Shqipëri, ndër të tjera edhe si fryt i takimit të Kryeminsitrit Rama me përfaqësuesin e Shtëpisë Mbretërore Al-Saud!

Pas Durrësit destinacioni i jahteve luksoze është Porti i Tivatit në Mal të Zi, ku mikëpritës i princit saudit do të jetë “Gospodari” i Malit të Zi Millo Gjukanovic.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne