Sot në Shkup Real Madrid – Manchester United

Sonte në Shkup, do të zhvillohet finalja e Superkupës së Evropës, në mes të ekipeve, Real Madrid dhe Manchester United.

Autoritetet maqedonase, kanë deklaruar se rreth 2000 forca policore do të jenë në detyrë, derisa zhvillohet ndeshja në stadiumin Filipi i Dytë, në kryeqytetin maqedon.

Temperaturat pritet të arrijnë sot deri ne 38 gradë Celsius.

Autoritetet i kanë bërë thirrje publikut të ketë kujdes dhe të shmangë daljet gjatë ditës, sidomos për të moshuarit dhe fëmijët, derisa disa pjesë të vendit janë në gjendje të jashtëzakonshme, për shkak të zjarreve të mëdha.

Trajneri i ekpit Real Madrid, Zinedine Zidane, ka treguar mundësinë që Christiano Ronaldo të jetë pjesë e ndeshjes.

Aktualisht Ronaldo është pjesë e hetimeve në Spanjë për dyshimet se i ka ikur obligimeve tatimore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne