Sot protesta e opozitës, mbi 1300 forca policie në terren, kamera dhe gardhe hekuri

Partitë opozitare ashtu siç kishin paralajmëruar edhe më herët, ditën e sotme në orën 19:00 pritet që të zhvillojnë protestën e 8-të kombëtare. Opozita e bashkuar do të mbajë tubimin e radhës para kryeministrisë.

Mbrëmjen e djeshme Policia ka nisur që të marrë masat për mbarëvajtjen e tubimit, duke nisur rrethimin e disa institucioneve.

Në gatishmëri të plotë në terren janë 1300 forca policie të për të shmangur incidentet e mundshme dhe dhunën e protestuesve. Godina e kryeministrisë është rrethuar me gardh metalik, si dhe janë instaluar kamera sigurie.

Gjithashtu në terren janë mobilizuar Forcat Shqiponja, FNSH dhe RENEA, të cilat do të jenë në gatishmëri të plotë në rast dhune.

Partia demokratike ka kërjuar leje marshimi deri në mesnatë, duke nisur prej orës 19:00 para Kryeministrisë, ndërsa policia e Tiranës miraton lejen deri në ora 21:00.

Prej orës 17:30 do të nisë dhe bllokimi i qarkullimit në Bulevardin kryesor e më pas prej orës 18:30 minuta edhe akset që lidhin Bulevardin me unazën.

Ndërsa, pjesë e kordonit të sigurisë janë kangjellat metalike, autoblindat e shpërndarjes së turmave me presion uji si dhe afro 350 efektiv të gardës së republikës.

Kjo është protesta e tetë kombëtare e opozitës së bashkuar, e cila prej muajit shkurt ka djegur mandatet dhe kërkon largimin e Ramës, si dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne