Sot skadon afati që Irani i dha palëve të marrëveshjes bërthamore

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron zhvilluan një bisedë telefonike.

Gjatë bisedës Presidenti Ruani preku në çështjen e tërheqjes së njëanshme të ShBA-së nga marrëveshja bërthamore dhe sanksionet që zbaton kundër Iranit për të cilin ai tha se treguan “durim strategjik”, ndërsa bëri thirrje për heqjen e sanksioneve.

Ruhani shtoi se kjo do të jetë një lëvizje e re mes ShBA-së, Kinës, Anglisë, Francës dhe Gjermanisë.

Ndërkaq Presidenti i Francës, Emmanuel Macron bëri të ditur se vendi i tij është kundër tërheqjes së njëanshme të ShBA-së nga marrëveshja bërthamore.

Macron theksoi se Bashkimi Evropian dëshiron të mbrojë marrëveshjen bërthamore.

Afati 60 ditësh që Irani i dha palëve të marrëveshjes për të marrë masa përballë sanksioneve të ShBA-së skadon sot./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne