Sot zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë

Kosova zhvillon sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Qytetarët do iu drejtohen gjatë gjithë ditës kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlament, ndërsa ka nisur votimi në të gjithë vendin prej orës 07:00.

Janë 1,937,869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilat do të kenë mundësi të votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1 067 kandidatë për deputetë.

Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne