Soylu: Gjatë ditëve të ardhshme do t’i publikojmë marrëdhëniet e ShBA-së me PYD/YPG-në

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Sylejman Sojllu (Süleyman Soylu), bëri të ditur se në ditët e ardhshme do të shpjegojnë marrëdhëniet e gjeneralëve amerikanë me organizatën separatiste terroriste PKK/PYD.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë një takimi me krerët lokalë në qytetin Trabzon Sojllu preku edhe në luftën kundër terrorit.

Duke vënë në dukje ata nuk mund të pushojnë deri sat ë asgjësohet edhe terroristi i fundit ministri Sojllu tha më herët në male ndodheshin 15 mijë terroristë, ndërsa sot kjo shifër ka zbritur në 700.

“Vetëm në vitin 2018 forcat turke të sigurisë kanë eliminuar 13 terroristë që ndodheshin në listën e më të kërkuarve”, beri të ditur Sojllu ndërsa shtoi se në Turqi nuk ka mbetur asnjë terrorist i të ashtuquajturit kuadrit të lartë.

Sojllu gjithashtu tha se brenda organizatës terroriste po përjetohen grindjet e mëdha dhe vijoi me këto fjalë: “Në ditët e ardhshme do t’i njoftojmë opinionit publik ata që përpiqen të mbajnë organizatën terroriste. Do të njoftojmë publikun në ditët në vijim, se si SHBA-të kanë vendosur marrëdhënie me PKK-në dhe si po përpiqen gjeneralët amerikanë t’u japin atyre dhurata dhe si i furnizojnë ata. Ata që ne kemi kapur, të cilët u përkasin niveleve të larta po flasin një e nga një e po cicërojnë si bilbila. Njeriu me frikën e jetës shet Amerikën, shet dhe Evropën”, tha Sojllu./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne