Soylu: Janë mbledhur 75 milionë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi

Turqia ka siguruar 460 milionë lira turke (75 milionë dollarë) ndihma për viktimat e tërmeteve të fundit në lindje të Turqisë, tha sot Süleyman Soylu, ministri i Brendshëm i vendit.

Soylu në panelin editorial të AA-së në kryeqytetin Ankara tha se qeveria po punon shumë për njerëzit e Elazig dhe Malatya, pas tërmetit të janarit.

“Rreth 150 mijë viktimave të tërmetit në provinca u është dhënë ndihma”, tha ai.

Ai tha se asnjë vend në botë nuk mund të kishte bërë vlerësimet e dëmeve në Elazig dhe Malatya aq shpejt sa Turqia.

Soylu theksoi se Turqia filloi të paguante kompensim për viktimat e tërmetit për ndërtesat e rrënuara si dhe ato të dëmtuara rëndë dhe të cilat duhet të prishen.

Jeta e përditshme në Elazig dhe Malatya do të kthehet në normale deri në fund të prillit, shtoi ai.

Në një tërmet të mundshëm në Stamboll, në metropolin me mbi 15 milionë banorë, ai tha se autoritetet janë duke bërë planifikime përpara kërcënimit të një tërmeti të madh në qytet.

Në vitin 1999, rajoni Marmara i Turqisë u godit nga dy tërmetet masive që morën jetën e dhjetëra mijëra njerëzve.

Më 24 janar, Elazig dhe Malatya u goditën nga një tërmet me magnitudë 6.8 ballë sipas Rihterit, i cili shkaktoi 41 të vdekur dhe la të plagosur 1.600 të tjerë. Dridhjet u ndien edhe në vendet fqinje, përfshirë Gjeorgjinë dhe Sirinë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne