Soylu: Këtë vit nga Stambolli janë deportuar mbi 85 mijë emigrantë ilegalë

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu tha se këtë vit nga Stambolli janë deportuar më shumë se 85 mijë emigrantë ilegalë.

Ministri Soylu në takimin e Këshillave të Unionit të Bashkive të Turqisë në lidhje me çështjen e migracionit tha se janë ndërmarrë hapa seriozë për deportimet.

Ai theksoi se janë ndërmarrë punime në Stamboll dhe në shumë vende të Turqisë.

“Drejt Stambollit ka patur një rrjedhë të madhe. Që nga fillimi i viti filluan të marrim masa për këtë. Nga fillimi i vitit deri më tani ka arritur në 85 mijë numri i emigrantëve ilegalë të cilët janë kapur dhe nga Stambolli janë dërguar drejt vendeve të tyre ose në qendrat e rikthimit. Ndërsa si rezultat i një hapi që e filluam në Stamboll më 12 korrik, në qytetet ku janë të regjistruar do të dërgohen rreth 60 mijë sirianë. Nëse nuk e arrijmë këtë balancim do të kemi vështirësi në parandalimin e disa tensioneve dhe ngjarjeve të cilat ndonjëherë nxiten nga dikush”, potencoi Soylu.

Sipas tij, me ndërtimin e zonës së sigurtë nëpërmjet operacionit “Burimi i Paqes” do të përshpejtohen rikthimet. Soylu bëri të ditur se zhvillimi i aftësive dhe informimi i bashkive që kanë numër të madh të emigrantëve do të ofrojë kontribut për procesin./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne