Soylu: Vendet perëndimore janë në panik për shkak të valës së migracionit të shkaktuar prej tyre

Ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu tha se vendet e zhvilluara po përpiqen të parandalojnë valën e migracionit në panik, por ato vende janë përgjegjëse për këtë valë.

Ministri Soylu foli në seminarin e Departamentit të Monitorimit dhe Koordinimit të InvestimeveAntalie.

Soylu theksoi se vendet perëndimore në këtë shekull u përballën me një problem të cilin nuk e llogaritën, ndërsa tha se ky problem është vala e migracionit global me origjinë aziatike që vjen nga rajoni i Lindjes së Mesme, i cili u shkatërrua nga vendet perëndimore.

Ai bëri të ditur se vendet perëndimore janë në panik duke u përpjekur të parandalojnë valën e migracionit global me origjinë afrikane, ndërsa shtoi: “Ata (vendet perëndimore) nuk duan të bëjnë lëshime në sistemin e shfrytëzimit. I armatosin organizatat terroriste dhe bëjnë përpjekje për të shfrytëzuar naftën. Duan t’i ngatërrojnë me njëri-tjetrin dallimet mes popujve për të dominuar qytetërimi i tyre dhe i ngatërrojnë vëllezërit mes vete. Me fjalë të tjera, ata kurrë nuk heqin dorë nga nxitja e konfliktit që shkakton migracionin”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne