Spahia nga ‘arresti i shtëpisë’: Dështon turpshëm skenari për dhunë

Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia ka reaguar pas ngjarjeve të sotme në Shkodër ku u thye Pallati i Sportit. Spahia, i cili ndodhet në ‘arrest shtëpie’, akuzon policinë si politike dhe që bashkëpunon me banda kriminale të pushtetit.

Sipas tij, dështoi turpshëm skenari për dhunë e për të fajësuar Partinë Demokratike.

POSTIMI I ISH-DEPUTETIT SPAHIA
POLICIA POLITIKE NE BASHKEPUNIM ME BANDAT E PUSHTETIT
Ja se si realizohet në Shkodër thyerja e derës së Pallatit të Sportit dhe marrja e materialeve të votimit por dështon turpshëm skenari për dhunë e për të fajësuar PD.

Policia mbërrin në KZAZ e Pallatit të Sportit dhe nuk bën asnjë veprim teksa shikon dhe mbikëqyr personat që ushtruan dhunë dhe morën materialet zgjedhore. Bashkëpunimi Polici e Shtetit – banda kriminale të Pushtetit në veprim! Pamjet flasin vetë e janë krejt flagrante! #SkenarPushtetarDhunë

Burimi:BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne