SPAK kërkesë gjykatës, të sekuestrohen pasuritë e të dyshuarve për pengmarrjen e Jan Prengës

Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka dorëzuar 7 kërkesa te tjera në gjykatën e posaçme se cilës i krëkon sekuestimin e pasurive të disa prej të “fortëve” në Durrës, Shkodër dhe Lushnje.

Pasuritë e tyre te evidentuara nga OFL që pritet ti kalojnë tani gjykatës u përkasin personave që dyshohet se janë të përfshire në pengmarrjen dhe më pas dhunimin deri në vdekje të Jan Prengës. Sekuestro kërkohet për resortit Golden ku u mbajt peng dhe u ekzekutua 49 vjeçari, karburanti, vila, makina dhe toka në pronësi të grupit “Hajri”.

E njëjta kërkesë është bërë nga SPAK-U edhe për pasuritë e Gentian Finiqit. Në Gjykatë do të kalojnë të gjitha pasuritë e Sajmir Taullaut, një nga familjet rivale të Aldo Bares. Më herët SPAK ka vendosur heqjen e sekuestros të vendosur nga një urdhër i lëshuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pasi ka qenë në kundërshtim me kërkesat e aktit normativ.

Ndërkohë organi i akuzës është duke vlerësuar kërkesat e tjera të paraqitura për vlerësim nga Policia e Shtetit. Operacioni forca e ligjit u dërgoi te marten, formularët për të justifikuar pasuritë dy të fortëve të dënuar për trafik dorge. Fation Laze është vëllai i presidentit të klubit të futbollit “Elbasani”, Arben Laze. Ata u arrestuan në dhjetor të vitit 2008 dhe akuzoheshin për trafik të heroinës. Fatjon Laze u zbulua nga një pako me 1 kg heroinë që ia nisi një bashkëpunëtorit të tij në Lushnje. Por në atë kohë, Prokuroria për Krime të Rënda tha se dyshohet që pas një trafiku më të gjerë droge mes Maqedonisë-Shqipërisë- Greqisë e Italisë fshihej Arben Laze por një vit më vonë mori pafajësi, shkruan ABC News.

Ndërsa, Kreshnik Budlla i cili njihet më së shumti me mbiemrin “Farruku”, është arrestuar në maj të 2019 në Spanjë së bashku me dy të afërm të tij, pasi ishte në kërkim për trafik Kokaine dhe vjedhje të disa banesave, ndërsa është hetuar edhe për një vrasje po në Spanjë. Në maj 2010, Farruku u arrestua së bashku me shtatë anëtarë të tjerë të bandës në Barcelonë me 20 kg kokainë që po përpiqej ta trafikonte në Itali me makinë. Në vitin 2014, ai u arratis nga burgu. Një vit më pas iu bë atentat në Shqipëri dhe deri në 2019 kur u arrestua,vijoi aktivitetin e trafikut të drogës .

Më poshtë pasuritë e sekuestruara:

Gentian Finiqi

Ndërtesë katër kate me pishinë, e ndodhur në Shkodër.
Automjeti, marka “Jeep”, vit i prodhimit 2008.
Automjet, marka “Audi A8”.

Grupi “Hajri”
Vilë katërkatëshe e ndodhur në Pjezë, Durrës.
Kompleksi “Golden Resort”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.
Karburanti “ALT OIL 2008”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.
Vilë dykatëshe, e ndodhur në Pjezë, Durrës.
Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 3280 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.
Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 398 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.
Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 561 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

Sajmir Taullau

Pasuria, me sipërfaqe 700 m2, nga të cilat truall nën objekt 478 m2, godinë ekonomike 2 kate dhe ambiente shërbimi (Shoqëria “SABA-Taullau 3” shpk), e ndodhur në Lushnjë.
Pasuria me sipërfaqe 595 m2, nga të cilat truall nën objekt 418.72 m2, godinë ekonomike 2 (dy) kate, karburant dhe ambiente shërbimi, e ndodhur në Lushnjë.
Pasuria me sipërfaqe 235 m2, nga të cilat truall nën objekt 104.7 m2, godinë banimi 2 (dy) kate, e ndodhur në Lushnjë.
Pasuria me sipërfaqe 465 m2, nga të cilat truall nën objekt 155 m2, godinë ekonomike 1(një) kat dhe podrum, e ndodhur në Lushnjë. Automjet tip “Nisan Pathfinder”, ngjyrë gri.

Lulzim Berisha
Automjeti tip “JEEP”, me ngjyrë të errët. Ndërkohë me datën 22.02.2020, është vendosur heqja e masës së sekuestros (në kushte emergjence) të vendosur me Urdhërin Nr.138 datë 04.02.2020, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për pasurinë “Banesë 1 (një) kat, e ndodhur në Shkodër”, pasi u vlerësuar që është sekuestruar në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ. Në lidhje me kërkesat e tjera të paraqitura për vlerësim nga Policia e Shtetit, vazhdojnë procedurat e vlerësimit nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne