SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro – Akuzohet për licencimin e paligjshëm të një karburanti

SPAK ka kërkuar dënimin e kryetarit të Bashkisë Devoll, Eduard Duro, me 1 vit burg për shpërdorim detyre, si dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Pretenca është lexuar këtë të mërkurë nga Prokuroria e Posaçme, e cila propozon që dënimi me burg të konvertohet në 3 vite shërbim prove.

Duro akuzohet se ka licencuar në mënyrë të paligjshme një pikë karburanti në Bilisht, e cila ishte ndërtuar pa leje. Hetimi nisi pas një kallëzimi të dorëzuar në SPAK nga një subjekt tjetër.

Përveç kryebashkiakut, nën hetim janë edhe 4 punonjës të Bashkisë Devoll, mes tyre specialistë të taksave dhe sekretari i përgjithshëm i institucionit./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne