SPAK/ Kreu i KLP-së flet për arrestimin e politikanëve të korruptuar

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, ka deklaruar se Struktura e Posaçme e Antikorrupsionit (SPKA) ka të gjitha kushtet administrative, ligjore për të proceduar këdo politikan të nivelit të lartë dhe gjithashtu krimin e organizuar.

Në një raportim ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, Ibrahimi u pyet nga deputeti i “opozitës së re”, Andi Përmeti nëse SPAK do të ketë fuqinë për të dënuar politikanët e korruptuar, apo do të ndiqet e një metodologji e ngjashme me procesin e vetting-ut, ku “të paktën deri me sot do të mjaftohet duke i larguar ata nga skena politike, ku ata do te mundë të shijojnë të qetë lekët që iu kanë vjedhur ndër vite shqiptarëve.?”.

Kreru i KLP-së u përgjigj se rezultati i SPAK-ut mbetet për t’u parë.

Biseda:  

Andi Përmeti– “Shqiptarët shpresojnë shumë nga SPAK, nga drejtësia e re. Është mbase shpresa e fundit që na ndan nga një shtet ndryshe në të ardhmen, ndryshe nga ky i sotmi ku secili kërkon një pozicion per te mbushur xhepin dhe jo për të bërë diçka të mirë, gjithashtu është shpresa e fundit e shqiptarëve për të vendosur dinjitetin e nëpërkëmbur nga politikanë të korruptuar që kanë 30 vjet qe e vjedhin këtë vend. Prandaj ju uroj punë të mbarë por mbi të gjitha shpresa që SPAK të jete sa më shpejt në funksion. Gjithashtu dua t’ju pyes: A do ketë kushtet dhe fuqi SPAK të çoj përpara përgjegjësisë, të arretojë politikanet e korruptuar apo si Vettingu, të paktën deri me sot do të mjaftohet duke i larguar ata nga skena politike, ku ata do te mundë të shijojnë të qetë lekët që iu kanë vjedhur ndër vite shqiptarëve.? 

Genti Ibrahimi: Rezultati real do te duket nga rezultati i SPAK. SPAK ka të gjitha kushtet administrative, ligjore për të proceduar këdo politikan të nivelit të lartë dhe gjithashtu krimin e organizuar.

Ibrahimi ka folur sot në Komisionin e Ligjeve edhe për akuzat e Kryeministrit Edi Rama, i cili tha se në sistemin e drejtësisë është ngritur “grupimi më i rrezikshëm kriminal i quajtur KÇK , (Kap  Ç’të Kapësh). Duke iu referuar kësasj deklarate, Ibrahimi e ka quajtur qëndrimin e Ramës si akuzë politike dhe që është e pamjaftueshme për të bërë gjyq./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne