SPAK lëshoi urdhër-arrest për komisionerin e vdekur, e shoqja: Ndërroi jetë në 2018-ën, e çregjistrova në kohë

Bashkëshortja e Besim Bregut, njërit prej komisonerëve të zgjedhjeve të 2017-ës, që ka ndërruar jetë, për të cilin u lëshua edhe urdhër-arresti nga SPAK, ka hedhur dritë mbi ngjarjen aspak të zakontë.

Ndonëse shkuan në banesën e të ndjerit për t’i vënë prangat, policia është përballur me një situatë befasuese, pasi është njoftuar nga familjarët se Bregu kishte ndërruar jetë.

E shoqja e tij, Nafije Bregu në një prononcim për “News 24” tha se burri i saj kishte ndërruar jetë në 28 dhjetor të 2018-ës dhe kishte bërë çregjistrim.

“Burri im është ndarë nga jeta në 28 dhjetor të 2018-ës. Janë të gjitha dokumentet në Itali. Burri im është çregjistruar.

Se kuptova, pasi më thanë se nuk ishte çregjistruar. Unë brenda 40 ditëve, nga koha kur vdiq, kam bërë çregjistrimin dhe të gjitha. E bëra dokumentacionin që më takonte.

Dje thanë se u arrestua. Sot thanë se dy komisionerë janë të vdekur.

Burri im ka qenë komisioner i Partisë Demokratike”, tha bashkëshortja e të ndjerit, Nafije Bregu./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne