Shqiperia

SPAK nis hetimet për tenderin 17 miliardë lekë të Porto Romanos

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për tenderin e landfillit në Porto Romanos në Durrës, me dyshimin e pabarazisë në tendera.

Mësohet se SPAK-u ka sekuestruar dokumentet për tenderin me vlerë 17 miliardë lekë, pasi prokurimi është zhvilluar pa garë por me procedurë prokurimi “me negocim, pa shpallje paraprake”.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve të Ngurta, e drejtuar nga Alqi Bllako, në datë 27 janar 2020 shpalli fitues të tenderit “Mbyllja e venddepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta EKO-Park, Durrës”, bashkimin e dy operatorëve, konkretisht: kompaninë italiane “De Mare” srl. Kjo e fundit është regjistruar në QKR vetëm tri ditë para tenderit, si dhe kompaninë shqiptare “Viktoria Invest International”.

Sipas njoftimit zyrtar të AKUM, tenderi ishte zhvilluar pa garë, më saktë me procedurën e “negociimit paraprak, pa shpallje”, nën argumentin e situatës emergjente të krijuar pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019./rpz

OPINIONE