Spanja dënon sulmet me armë kimike në Siri

Spanja dënoi përdorimin e armëve kimike nga forcat e regjimit të Beshar Esadit në Siri.

Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës iu referua një raporti të publikuar rishtazi nga ana e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), që provon se sulmet me armë kimike në mars të vitit 2017 në qytezën Latamne në veriperëndim të qytetit Hama të Sirisë, janë bërë nga forcat e regjimit të Beshar Esadit.

“Ngjarje të tilla nuk duhet të mbeten pa ndëshkuar”, shkruhet në deklaratën e ministrisë dhe nënvizohet “se ndjehen të shqetësuar” nga rezultatet e raportit të publikuar nga ana e OPCW që tregon sulmet me armë kimike ndaj civile në Siri, të cilat kanë marrë në shënjestër dhe spitalet.

Në deklaratë shkruhet se rezultatet e raportit tregojnë qartë se përgjegjës për këto sulme janë Forcat Ajrore Arabe të Sirisë dhe nënvizohet se nuk mund të tregohet tolerancë në asnjë mënyrë, cilado qoftë arsyeja, vendi dhe kushtet e përdorimit të armëve kimike.

Qeveria spanjolle dënoi përdorimin e armëve kimike nga forcat e regjimit të Beshar Esadit në Siri dhe nënvizoi se është në solidaritet me viktimat e këtyre sulmeve.

“Ata që kanë shkelur Konventën e Armëve Kimike dhe përgjegjësit për këto sulme duhet të marrin përsipër rezultatet dhe duhet të japin llogari për aktet e kryera”, shkruhet në deklaratë.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike në raportin e publikuar më 8 prill ka vërtetuar se në sulmet ajrore të kryera gjatë datave 24-27 mars 2017 në provincën Latemne të Sirisë është përdorur gaz sarin dhe klorik./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne