Spanja shkarkon trajnerin një ditë përpara Botërorit

Tashmë është zyrtare. Trajneri Julen Lopetegui është shkarkuar nga drejtimi i Spanjës, 1 ditë para startimit të Botërorit. Ky vendim u morr nga drejtuesit e Federatës Spanjolle, pas zyrtarizmit si trajneri i ri Realit të Madridit.

Në këtë situatë Spanja mbetet pa trajner, dhe nuk dihet kush të të drejtojë skuadrën. Lopetegui arriti marrëveshjet te Reali pa dijeninë e drejtuesve të Spanjës, dhe kjo gjë nuk u kapërdi dot nga ata.

Lajmi për shkarkimin e Lopeteguit u bë publik nga presidenti i Federatës, Luis Rubiales, në një konferencë për shtyp.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne