Një autobus me udhëtarë është përplasur ballë për ballë me një nga shtyllat e mbikalimit të një daljeje nga autostrada në një rrugë dytësore në Aviles, me drejtim Oviedon.
Njëri prej tyre, në gjendje të rëndë shëndetësore, është dërguar menjëherë për në Spitalin e Cabuenes. Ndërkohë, 10 persona të tjerë me plagë më të lehta janë dërguar për ndihmën e parë mjekësore në “San Agustin”.
Zjarrfikësit kanë mundur të nxjerrin trupat e pajetë të 3 personave nga brendësia e autobusit të shkatërruar në aksident.
Përplasja ndodhi në orën 13:40 në dalje të Avilesit.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e emergjencave, garda civile dhe policia, që kanë menaxhuar mes vështirësive edhe trafikun në zonë. Një helikopter i urgjencave ka transportuar gjithashtu disa të plagosur në qendrat shëndetësore më të afërta.
Autobusi, i cili ofronte shërbime nga “Consorcio de Transportes de Asturias” dhe operonte nën siglën e kompanisë “ALSA” është përplasur tërësisht me kolonën e betonit, aq sa është dëmtuar deri në rreshtin e tretë të udhëtarëve.
Burimi: Top Channel